SHBA janë në një situatë të veçantë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101312-shba_janë_në_një_situatë_të_veçantë
"Gjendja e gatishmërisë së forcave amerikane të sigurisë është e ngjashme me gjendjen e gatishmërisë së dhënë në vende të ndryshme për t'u përballur me kërcënime të huaja, gjë që tregon se Shtetet e Bashkuara janë në një situatë të veçantë", tha një komandant i lartë i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 06, 2020 16:27 Europe/Tirane
  • SHBA janë në një situatë të veçantë

"Gjendja e gatishmërisë së forcave amerikane të sigurisë është e ngjashme me gjendjen e gatishmërisë së dhënë në vende të ndryshme për t'u përballur me kërcënime të huaja, gjë që tregon se Shtetet e Bashkuara janë në një situatë të veçantë", tha një komandant i lartë i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit.

Duke u ndalur mbi mundësinë e një lufte civile pas njoftimit të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të SHBA, Zëvendëskomandanti i IRGC për Çështjet Politike, Gjeneral Brigade Jadollah Xhavani tha: “Gjatë disa javëve të fundit, kemi parë që zhvillimet në Shtetet e Bashkuara kanë pasur një ndikim në opinionin publik global dhe sasia dhe cilësia e konkurrencës dhe lloji i fjalorit të përdorur në zgjedhjet amerikane lanë në hije shumë çështje. Ekspertët gjithashtu kanë analizuar zgjedhjet amerikane nga një këndvështrim tjetër. Një aspekt i këtyre analizave është kriza në të cilën gjenden Shtetet e Bashkuara dhe është e mundur që kjo krizë të përkeqësohet dhe të zgjerohen trazirat e brendshme në Shtetet e Bashkuara. Edhe pushtetarët dhe policia federale amerikane e pranojnë  se vendi duhet të përgatitet për ngjarjet paszgjedhore." Sot, niveli i gatishmërisë së forcave të sigurisë amerikane është i ngjashëm me gatishmërinë e dhënë në vende të ndryshme për t'u përballur me kërcënimet e huaja, gjë që tregon se Shtetet e Bashkuara janë në një situatë të veçantë", shtoi gjeneral brigade Xhavani.