Trump me kokë ulur drejt shtëpisë së tij
Pas përfundimit të numërimit të votave në Pensilvani, Joe Biden është zgjedhur Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.
Ai ka marrë 20 votat elektorale të këtij shteti duke tejkaluar kështu pragun prej 270 votash të nevojshme për shpallur president i SHBA. Së fundmi, ai ka fituar dhe në Nevada duke e çuar numrin total të votave në 290 vota elektorale. Sipas projeksioneve, Demokrati Joe Biden është tashmë presidenti në pritje i Shteteve të Bashkuara. Biden ka reaguar në Twitter duke falënderuar qytetarët amerikanë e duke iu thënë se “është një nder që më keni përzgjedhur për të drejtuar vendin”. “Puna që kemi përpara do të jetë e vështirë, por ju premtoj këtë: Do të jem Presidenti i të gjithë amerikanë – edhe nëse keni votuar për mua, ose jo. Do ta ruaj besimin që më keni dhënë”. Zv-presidentja Kamala Harris do të jetë gruaja dhe personi i parë me ngjyrë që merr këtë post të rëndësishëm në drejtimin e vendit. 77-vjeçari do të jetë presidenti më i madh në moshë në historinë e Shteteve të Bashkuara. Ai ka thyer rekordin e mëparshëm që mbahej nga ish-presidenti Barack Obama, për numrin më të madh të votave popullore. Kjo është hera e tretë që Biden kandidon për president. U deshën disa ditë që të shpallej rezultati pas një beteje të ashpër në disa shtete, por ka qenë Pensilvania që ka vulosur fatin e zgjedhjeve. Trump ka qenë mosbesues ndaj rezultatit edhe pasi shanset për fitoren e një mandati dytë qenë zbehur.