Përfaqësuesi special i SHBA për Sirinë po dorëhiqet
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101338-përfaqësuesi_special_i_shba_për_sirinë_po_dorëhiqet
Mes tensioneve elektorale në Shtetet e Bashkuara, Përfaqësuesi Special i SHBA për Sirinë ka njoftuar synimin e tij për të dhënë dorëheqjen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 07, 2020 16:33 Europe/Tirane
  • Përfaqësuesi special i SHBA për Sirinë po dorëhiqet

Mes tensioneve elektorale në Shtetet e Bashkuara, Përfaqësuesi Special i SHBA për Sirinë ka njoftuar synimin e tij për të dhënë dorëheqjen.

Përfaqësuesi Special i SHBA për Sirinë James Jeffrey ka kontaktuar disa zyrtarë evropianë dhe arabë për të njoftuar qëllimin e tij për t'u larguar. Jeffrey ka thënë se misioni i tij po përfundon dhe se politika e SHBA nuk do të ndryshojë me hyrjen e mundshme të kandidatit demokrat Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë. I Dërguari Special i Uashingtonit për Sirinë Joel Riburn, i cili ka marrë pjesë në shumicën e takimeve të Jeffrey që nga emërimi i tij në mes të 2018, do të marrë detyrën e tij. Ndërsa polemikat në Shtëpinë e Bardhë u përshkallëzuan, Lisa Gordon Hagerty drejtore e byrosë Kombëtare të Sigurisë Bërthamore të SHBA gjithashtu dha dorëheqjen.