Joe Biden zgjidhet Presidenti i Shteteve të Bashkura
Pas përfundimit të numërimit të votave në Pensilvani, Joe Biden është zgjedhur Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.
Ai ka marrë 20 votat elektorale të këtij shteti duke tejkaluar kështu pragun prej 270 votash të nevojshme për shpallur president i SHBA. Së fundmi, ai ka fituar dhe në Nevada duke e çuar numrin total të votave në 290 vota elektorale. Sipas projeksioneve, Demokrati Joe Biden është tashmë presidenti në pritje i Shteteve të Bashkuara. Biden ka reaguar në Twitter duke falënderuar qytetarët amerikanë e duke iu thënë se “është një nder që më keni përzgjedhur për të drejtuar vendin”. “Puna që kemi përpara do të jetë e vështirë, por ju premtoj këtë: Do të jem Presidenti i të gjithë amerikanë – edhe nëse keni votuar për mua, ose jo. Do ta ruaj besimin që më keni dhënë”. Presidenti Donald Trump ka vijuar me akuzat e tij për mashtrimet elektorale gjatë procesit të zgjedhjeve. Ai shkruan në Tëitter se “mbikëqyrësit e zgjedhjeve nuk janë lejuar në dhomat e numërimit” “Unë fitova zgjedhjet, mora 71 milionë vota të ligjshme” deklaron Trump.Sipas tij, procesi ka pasur parregullsi dhe për këtë arsye nuk janë lejuar mbikëqyrësit e partisë Republikane. Ndër të tjera ai shprehet se miliona qytetarë kanë marrë aplikimin për votat me postë ndërkohë që kjo gjë nuk është kërkuar prej tyre. Presidenti nuk e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe ka hedhur hije të forta dyshimi mbi votat e dërguara me postë, ndërsa stafi i tij elektoral ka deklaruar se do e luftojë rezultatin e zgjedhjeve në gjykatë.