Joe Biden zgjidhet Presidenti i Shteteve të Bashkura
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101342-joe_biden_zgjidhet_presidenti_i_shteteve_të_bashkura
Pas përfundimit të numërimit të votave në Pensilvani, Joe Biden është zgjedhur Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 08, 2020 04:33 Europe/Tirane
  • Joe Biden zgjidhet Presidenti i Shteteve të Bashkura

Pas përfundimit të numërimit të votave në Pensilvani, Joe Biden është zgjedhur Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.

Ai ka marrë 20 votat elektorale të këtij shteti duke tejkaluar kështu pragun prej 270 votash të nevojshme për shpallur president i SHBA.  Së fundmi, ai ka fituar dhe në Nevada duke e çuar numrin total të votave në 290 vota elektorale. Sipas projeksioneve, Demokrati Joe Biden është tashmë presidenti në pritje i Shteteve të Bashkuara.   Biden ka reaguar në Twitter duke falënderuar qytetarët amerikanë e duke iu thënë se “është një nder që më keni përzgjedhur për të drejtuar vendin”. “Puna që kemi përpara do të jetë e vështirë, por ju premtoj këtë: Do të jem Presidenti i të gjithë amerikanë – edhe nëse keni votuar për mua, ose jo. Do ta ruaj besimin që më keni dhënë”. Presidenti Donald Trump ka vijuar me akuzat e tij për mashtrimet elektorale gjatë procesit të zgjedhjeve. Ai shkruan në Tëitter se “mbikëqyrësit e zgjedhjeve nuk janë lejuar në dhomat e numërimit” “Unë fitova zgjedhjet, mora 71 milionë vota të ligjshme” deklaron Trump.Sipas tij, procesi ka pasur parregullsi dhe për këtë arsye nuk janë lejuar mbikëqyrësit e partisë Republikane. Ndër të tjera ai shprehet se miliona qytetarë kanë marrë aplikimin për votat me postë ndërkohë që kjo gjë nuk është kërkuar prej tyre. Presidenti nuk e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe ka hedhur hije të forta dyshimi mbi votat e dërguara me postë, ndërsa stafi i tij elektoral ka deklaruar se do e luftojë rezultatin e zgjedhjeve në gjykatë.