Reagimet për fitoren e Biden
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101345-reagimet_për_fitoren_e_biden
Udhëheqës evropianë dhe ata të NATO-s përgëzuan kandidatin demokrat Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale. Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e cilësoi ditë të shkëlqyeshme për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 08, 2020 04:34 Europe/Tirane
  • Reagimet për fitoren e Biden

Udhëheqës evropianë dhe ata të NATO-s përgëzuan kandidatin demokrat Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale. Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e cilësoi ditë të shkëlqyeshme për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se zoti Biden është mbështetës i fuqishëm i NATO-s dhe marrëdhënieve transatlantike. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke uruar zotin Biden tha se mezi pret të punojë me të. Kryeministri britanik Boris Johnson përgëzoi zoti Biden dhe zonjën Harris për “arritjen e tyre historike”. Presidenti francez Emmanuel Macron, tha se “kemi shumë për të bërë për të kapërcyer sfidat e sotme. Le të punojmë së bashku”! shkroi ai. Dëshira të ngjashme shprehën edhe udhëheqës të shumë vendeve evropiane. Pa përmendur drejtpërdrejt rivalin e tij republikan, Presidenti i zgjedhur Joe Biden iu drejtua të shtunën mbrëma 70 milion amerikanëve të cilët votuan në mbështetje të Presidentit Trump, disa prej të cilëve dolën në rrugë për të demonstruar kundër rezultateve: “Të gjithë atyre që votuan për Presidentin Trump, unë e kuptoj zhgënjimin sonte. Unë vetë kam humbur disa herë. Por tani, le t’i japim njëri-tjetrit një shans. Tani, le t’i japim njëri-tjetrit një shans. Është koha të heqim dorë nga retorika e ashpër, të ulim temperaturën, të shikojmë dhe dëgjojmë njëri-tjetrin përsëri. Kjo është koha e shërimit në Amerikë,” tha ai. Zoti Biden tha se populli amerikan dëshiron që demokratët dhe republikanët të bashkëpunojnë, dëshiron që “demonizimi në Amerikë” të fillojë të marrë fund. “Unë do të punoj po aq shumë për ata që nuk më votuan sa edhe për ata që më votuan,” tha ai.