Mbështetësit e Trump dolën në rrugë me armë zjarri
Një grup mbështetësish të presidentit aktual amerikan, të zemëruar me fitoren e kandidatit demokrat në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, dolën në rrugë në Arizona dhe Georgia.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, njoftimi për fitoren e kandidatit të "Partisë Demokratike" Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të SH.B.A.-së nga media amerikane, si dhe deklarata e tij në lidhje me fitoren, zemëruan mbështetësit e Presidentit aktual të SHBA "Donald Trump". Shumë mbështetës të zemëruar të Trump thuhet se kishin armë zjarri, përfshirë pistoleta, arme luftarake dhe armë gjahu. Biden u shpall fituesi i zgjedhjeve presidenciale të SHBA, duke pretenduar se ai kishte fituar 290 vota elektorale. Ndërkohë ekipi i presidentit republikan Donald Trump tha të shtunën se kishte ngritur padi në Arizona, në të cilën pretendon se qarku më i populluar i këtij shteti jugperëndimor skualifikoi në mënyrë të gabuar një numër votash të hedhura ditën e zgjedhjeve nga disa votues. Në padinë, e ngritur në Gjykatën e Lartë shtetërore të Qarkut Marikopa, thuhet se punonjësit e zgjedhjeve u kishin thënë disa votuesve të shtypnin një buton, pasi një makinë kishte zbuluar një votë të tepërt. Paditësit thonë se ditën e zgjedhjeve janë përdorur makineri të reja votimi dhe se ato vota mund të kenë qenë “përcaktuese” në rezultatin e garës Trump-Biden, i cili u shpall fitues të shtunën nga rrjetet e mëdha televizive. Biden kryeson me 0.65%, ose pak më shumë se me 21,000 vota në shtetin Arizona.