Shtabi i Biden kërkon pajtim për transferimin zyrtar të pushtetit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101375-shtabi_i_biden_kërkon_pajtim_për_transferimin_zyrtar_të_pushtetit
Shtabi elektoral i kandidatit demokrat në zgjedhjet presidenciale të Amerikës ka kërkuar nga drejtoria e shërbimeve publike të Qeverisë Federale që të japë pëlqimin për transferimin e pushtetit te Biden.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 09, 2020 14:06 Europe/Tirane
  • Shtabi i Biden kërkon pajtim për transferimin zyrtar të pushtetit

Shtabi elektoral i kandidatit demokrat në zgjedhjet presidenciale të Amerikës ka kërkuar nga drejtoria e shërbimeve publike të Qeverisë Federale që të japë pëlqimin për transferimin e pushtetit te Biden.

Shtabi elektoral i Joe Biden ditën e diele ka kërkuar nga Emiri Morphy, drejtoresha e zyrës për shërbime publike të Qeverisë Federale, që të japë pëlqimin për transferimin e pushtetit.

Sipas agjencisë Reuters, shtabi elektoral i Bide në lidhje me këtë ka paralajmëruar se siguria kombëtare e Amerikës dhe interesat ekonomike të këtij vendi varen nga kjo çështjeje që vendi të ketë një transferim të pushtetit në mënyrë paqësore dhe pa asnjë problem.

Kjo kërkesë e shtabit elektoral të Biden është paraqitur në kohën kur Donald Trump, presidenti aktual i Amerikës, akoma nuk ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve. Gazeta amerikane "Washington Post" ka shkruar se qeveria e Trump synon të krijojë probleme dhe pengesa në procesin për transferimin e pushtetit. Zyra e shërbimeve publike të qeverisë së Trump nuk ka pranuar të nënshkruaj urdhrin për fillimin e procesit për transferimin e pushtetit.