Një i vrarë në të shtënat në Seattle, SHBA
Një e shtënë me armë zjarri në qytetin Seattle të shtetit Uashington, në një tubim të mbështetësve të Joe Biden, la një të vdekur.
Sipas Sputnik, të shtënat ndodhën në mëngjesin e së Dielës, 8 nëntor, pranë një tubimi për mbështetësit e Presidentit të zgjedhur të SHBA Joe Biden në qendër të Seattle, duke vrarë një 31-vjeçar amerikan. Një armë u gjet afër vendit të ngjarjes, por asnjë i dyshuar nuk është arrestuar deri më tani. Policia dhe media amerikane nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi identitetin e viktimës dhe të dyshuarit ose të dyshuarve për të shtënat. Incidenti ndodhi mes tensioneve rreth njoftimit të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Presidenti Trump mund të tentojë ta shtyjë rezultatin e zgjedhjeve me një seri procesesh gjyqësore. Por pasi të ketë pranuar humbjen, Trump do të rikthehet te qëllimi i tij i vërtetë: të përgatisë hakmarrjen e tij kundër Joe Biden. Trump ndoshta e ka kuptuar tashmë se i ka humbur zgjedhjet, edhe nëse nuk dëshiron që t’a pranojë këtë publikisht.