Dislokimi i forcave paqeruajtëse të Rusisë në Karabak
Rusia do të dërgojë forca paqeruajtëse në rajonin Nagorno Karaba për ta mbikëqyrur respektimin e armëpushimit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ministria e Mbrojtjes së Rusisë sot në mëngjes me anë të një deklarate, ka deklaruar se forca paqeruajtëse do të dislokohen në rajonin Nagorno Karabak duke u shtrirë deri në zonën Dalan Laçin që lidh Nagorno Karabak me Armenisë.
Në këtë deklaratë thuhet: “Një zonë në afërsi të qytetit Spanakrat (Khankendi, qendër e Nagorno Karabak), do të jetë qendra komanduese e forcave paqeruajtëse të Rusisë”.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë gjithashtu ka njoftuar edhe për dërgimin e pajisjeve ushtarake për forcat paqeruajtëse në këtë rajon dhe këto pajisje do të dërgohen me avionë në rajonin Nagorno Karabak.
Moska për mbikëqyrjen e zbatimit të armëpushimit në rajonin Nagorno Karabak do të dërgojë 2000 forca paqeruajtëse, 90 autoblinda, 380 automjete dhe pajisje të tjera.
Vlen të theksohet se Nikol Pashinyan, kryeministri i Armenisë, ditën e hënë ka deklaruar se ka nënshkruar një marrëveshje me krerët e Rusisë dhe Republikës së Azerbajxhanit për t’i dhënë fund luftës në rajonin Nagorno Karabak.