Lideri i demokratëve në Senat kritikon pretendimet e Trump
Lideri i Partisë Demokrate në Senatin e Amerikës i ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit aktual të këtij vendi për shfaqjen e falsifikimit në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.
Kanali televiziv Al Xhazira njoftoi se Chuck Schumer, kryetari i pakicës demokrate në Senatin e Amerikës, i ka quajtur të pabaza pretendimet e Donald Trump në lidhje me falsifikimin e votave në zgjedhjet presidenciale dhe ka thënë: “Joe Biden ka fituar në mënyrë të drejtë në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit. Republikanët e Kongresit kanë për detyrë që t’i hedhin poshtë pretendimet e presidentit në lidhje me falsifikimin e votave në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit. Nuk është mirë që qeveria aktuale të krijojë pengesa në rrugën e qeverisë së ardhshme”.
Kjo është në kohën kur Donald Trump me anë të një deklarate, duke mos pranuar deklarimin e fitores së rivalit të tij demokrat në zgjedhjet presidenciale, pretendoi se Biden nuk ka fituar në asnjë shtet procesi i zgjedhjeve presidenciale është shumë larg përfundimit.