Rusët në Nagorni-Karabak; boshti SHBA / Izrael / NATO kapet mat
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101410-rusët_në_nagorni_karabak_boshti_shba_izrael_nato_kapet_mat
Këta rreth 2,000 ushtarë rusë që Putini filloi të vendoste nga e marta, 10 nëntor në mesnatë, përgjatë vijës së kontaktit në Nagorni-Karabak, në lokalitetin strategjik të Lashin, me 90 automjete të blinduara dhe 380 pajisje ushtarake, kjo padyshim i bën jehonë tre batalioneve të blinduara, dhjetëra forcave komando dhe 500 pajisjeve ushtarake që Irani ka vendosur gjatë dy javëve të fundit dhe me një normë të rregullt në kufijtë e tij me Armeninë dhe Azerbajxhanin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 10, 2020 16:30 Europe/Tirane
  • Rusët në Nagorni-Karabak; boshti SHBA / Izrael / NATO kapet mat

Këta rreth 2,000 ushtarë rusë që Putini filloi të vendoste nga e marta, 10 nëntor në mesnatë, përgjatë vijës së kontaktit në Nagorni-Karabak, në lokalitetin strategjik të Lashin, me 90 automjete të blinduara dhe 380 pajisje ushtarake, kjo padyshim i bën jehonë tre batalioneve të blinduara, dhjetëra forcave komando dhe 500 pajisjeve ushtarake që Irani ka vendosur gjatë dy javëve të fundit dhe me një normë të rregullt në kufijtë e tij me Armeninë dhe Azerbajxhanin.


Në fakt, armëpushimi që Putini arriti të nënshkruajë me sorosianin Pashinian dhe me Aliev nën sytë e hutuar të një Ankaraje që pas kapjes së qytetit Shusha, po përgatitej për të shkuar drejt Stepanokert, të bën të mendosh se boshti Rusi / Rezistencë po priste kohën e vet përpara se të reagonte për të prerë krahun kaukazian të Sulltanit dhe mbështetësve të tij Izraelito-Amerikanë. "Rrëmuja" elektorale amerikane dhe lufta e shkabave brenda administratës amerikane duket se ka ndihmuar, prandaj Rusia sapo ka kapur ushtarakisht zemrën e projektit kaukazian të boshtit SHBA-Izrael dhe kjo, sipas kushteve të armëpushimit të cilin Aliev e quajti dorëzim ushtarak të Armenisë për një periudhë pesë vjeçare. Kjo do të thotë që pasardhësi i mundshëm demokrat i Trumpit, tek i cili ekspertët shohin një mision, atë të ndezjes së fitilave të luftërave të "kryqëzuara" në portat e Iranit, Rusisë dhe Kinës, do ta gjente veten për 5 vitet e ardhshme dhe në një mënyrë të rinovueshme hundë më hundë me ariun rus. Jo shkëlqyeshëm për një Sulltan i cili duhej të tërhiqej në 15 ditët e fundit dhe nën efektin e kombinuar të raketave ruse Iskandar dhe raketave taktike iraniane Fateh-110 nga tre nga pesëdhjetë "postet e vëzhgimit" që mercenarët pro-Turqisë pushtuan në Sirinë veri-perëndimore për tre vjet dhe ku ata madje krijuan një "grup eksporti të terroristëve". Të hënën, 9 nëntor dhe për herë të parë që nga fillimi i konfliktit të nisur nga boshti SHBA / NATO / Izrael në Nagorni-Karabak, numri dy i qendrës së komandës së Mbrojtjes Anti-Ajrore iraniane, Gjenerali Rahim Zadeh shumë qartë pohoi se dronët dhe avionët luftarakë turq, të përfshirë kryesisht në luftime kundër Armenisë, nuk do të kishin asnjë shans për të mbijetuar nëse do të dilnin në qiellin iranian. I njëjti do të ishte rasti me Pashinian, të cilin Rusia dhe Irani e fajësojnë për flirtet e tij me Izraelin dhe lidhjet e tij të ngushta me NATO-n. Që nga ky mëngjes, protestat anti-Pashinian janë duke u zhvilluar jashtë ndërtesës së kryeministrit, kundër marrëveshjes së armëpushimit dhe gënjeshtrave të dukshme të njeriut të NATO-s në Jerevan. Opozita bën thirrje që ai të japë dorëheqjen. Shenjë se gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e dëshiruar nga Sulltani dhe kolegët e tij amerikanë dhe izraelitë, një helikopter i ushtrisë ruse Mi-24 i cili siguronte mbulesë për autokolonën ushtarake ruse dhe që po shkonte drejt rajonit Gyumri, u qëllua disa orë pas njoftimit të armëpushimit. Sulmi ndodhi në qiellin e Armenisë dhe Baku mori shpejt përgjegjësinë. Ekuipazhi nuk priste një sulm nga territori i Nakhchevanit (Territori Autonom i Azerbajxhanit). Sidoqoftë, raketa u lansua nga një MANPAD dhe rusët nuk u mashtruan. Dy raketa balistike ruse u shkrepën menjëherë kundër kryeqytetit të Azerbajxhanit. Më shumë se dy muaj luftë dhe qindra vdekje në të dy palët, Pashinian ndodhet në pikën e nisjes ndërsa Aliev dhe Erdogan e shohin veten të lidhur nga rusët.