Krerët e BE, takim për luftën kundër terrorizmit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101412-krerët_e_be_takim_për_luftën_kundër_terrorizmit
Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se është e një nevoje urgjente që Evropa të reformojë politikën e kufijve të hapur të zonës Schengen, pas sulmeve të fundit terroriste.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 11, 2020 09:25 Europe/Tirane
  • Krerët e BE, takim për luftën kundër terrorizmit

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se është e një nevoje urgjente që Evropa të reformojë politikën e kufijve të hapur të zonës Schengen, pas sulmeve të fundit terroriste.

Merkel iu bashkua kështu zërave të presidentit francez Macron dhe kancelarit austriak Sebastian Kurz në thirrjen për një përgjigje të shpejtë e të koordinuar ndaj kërcënimit terrorist. “Dua t’i referohem sistemit të hyrje-daljeve në zonën Schengen që duhet të reformohet brenda vitit 2022. Është e një rëndësie jetike të dimë se kush hyn e kush del nga zona Schengen. Gjithashtu, neve na duhet ky informacion edhe për qytetarët e vendeve me të cilët kemi marrëveshje për lëvizjen e lirë, prandaj edhe sistemi ETIAS duhet të jetë gati brenda vitit 2023”, deklaroi Merkel. Nga ana tjetër, kancelari Kurz, i cili ishte në Paris një javë nga sulmi në Vjenë, falënderoi liderët e BE-së për solidaritetin e treguar dhe bëri thirrje për një mbikëqyrje më të ashpër të personave të konsideruar të rrezikshëm. “Në Bashkimin Evropian ka me mijëra luftëtarë të huaj, disa prej të cilëve janë ende në burg, por shumë të tjerë janë të lirë dhe të tjerë do të lirohen. Ndaj na duhet të jemi të kujdesshëm, sepse jo të gjithë ata që kanë qenë në burg janë penduar për atë që kanë bërë. Këta njerëz janë mina me sahat dhe ne nuk mund t’i mbajmë gjatë gjithë kohës nën mbikëqyrje”, tha Kurz. Ndërkohë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi se BE ka në plan të përforcojë rregullat për të luftuar ekstremizmin online. Ekstremistët kanë vrarë të paktën 8 persona në më pak se një muaj në sulmet e tyre në Paris, Nisë dhe Vienë.