Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101414-rritet_numri_i_të_infektuarve_me_koronavirus_në_amerikë
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 244.519, prej të cilëve 722 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 11, 2020 05:55 Europe/Tirane
  • Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Amerikë

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 244.519, prej të cilëve 722 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave. Të dhënat nga faqja e internetit "Worldmeter" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 132.627, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 10.428.517. Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 6,55 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 159 milionë. Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me 1.030.227 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 33.853 viktima. Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 8,59 milionë raste dhe Brazili me mbi 5,67 milionë.