Vaksina ruse për koronavirus është 92 për qind efektive
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101427-vaksina_ruse_për_koronavirus_është_92_për_qind_efektive
Vaksina ruse Sputnik V, kundër koronavirusit, është më shumë se 90 për qind efektive në mbrojtjen e njerëzve, ka thënë kompania prodhuese më 11 nëntor, teksa Moska nxiton që të jetë në hap me prodhuesit perëndimorë të ilaçeve, në garën për krijim të vaksinës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 11, 2020 15:57 Europe/Tirane
  • Vaksina ruse për koronavirus është 92 për qind efektive

Vaksina ruse Sputnik V, kundër koronavirusit, është më shumë se 90 për qind efektive në mbrojtjen e njerëzve, ka thënë kompania prodhuese më 11 nëntor, teksa Moska nxiton që të jetë në hap me prodhuesit perëndimorë të ilaçeve, në garën për krijim të vaksinës.

Bazuar në numrin e personave që kanë qenë në kontakt me virusin pasi janë vaksinuar apo kanë qenë pjesë e testimit të rreth 16,000 vullnetarëve, vaksina Sputnik V ka pasur shkallë të efikasitetit prej 92 për qind, ka thënë Instituti Gamaleya, që sponsorohet nga shteti rus. Kjo deklaratë vjen pak kohë pasi firma farmaceutike amerikane Pfizer dhe kompania gjermane BioNTech, kanë thënë se vaksina e tyre ka qenë më shumë se 90 për qind efektive. Drejtori i Institutit Gamaleya, Aleksandr Gintsburg, ka thënë se rezultatet e një periudhe kohore kanë treguar efikasitetin e vaksinës Sputnik V dhe se doza masive do të shpërndahen në gjithë Rusinë në javët në vazhdim. Rusia ka qenë shteti i parë që ka miratuar vaksinën për koronavirus, e cila është përdorur nga publiku në këtë shtet.