Rusia nuk pranon paqeruajtës turq në Nagorni Karabak
Cituar nga rrjeti informativ Al Mayadeen, Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov pohoi këtë të Enjte në Moskë se "qendra e vëzhgimit të armëpushimit në Nagorni Karabak nuk do të ketë asnjë vëzhgues turk ".
Duke hedhur poshtë informacionin e përcjellë nga shtypi turk dhe azerbajxhanas se Forcat e armatosura turke do të marrin pjesë në patrullimet ushtarake që ushtria ruse tashmë po kryen në rajon, Lavrov tha: "Jo! Qendra e vëzhgimit të armëpushimit ruso-turk do të veprojë në distancë dhe me ndihmën e dronëve "! Aktualisht, rreth 2000 ushtarakë rusë vazhdojnë të mbërrijnë në Nago-Karabak në bordin e avionëve IL-76, të pajisur me tanke, artileri dhe qindra mjete të tjera. Sipas Al Masdar News, helikopterët ushtarakë të transportit Mi-8 dhe sulmues Mi-24 janë në përdorim në operacionin paqeruajtës rus në Nagrnio-Karabak dhe aeroplani transportues ushtarak An-124 Ruslan ka transportuar tashmë 8 helikopterë Mi-8 dhe Mi-24 në fushën ajrore të Jerevanit. Kjo është një bazë ajrore në përmasa të mëdha që Rusia e Putinit sapo ka instaluar në zemër të Nagorni-Karabakut, me këtë bërthamë të kontigjentit rus të përbërë nga forcat e Brigadës së 15-të të motorizuar e cila aktualisht po merr pozicion përgjatë vijës së kontaktit në Nagorni-Karabak dhe përgjatë Korridorit Lashin. Kush është humbësi i madh? Turqia, qëllimet e së cilës për të bashkuar të gjithë "kombet turke" nën një perandori neo-Osmane, siç mund të pritej, kanë dështuar. Erdogan tha të mërkurën: "Ne jemi gati të punojmë me forcat aktive në rajon, të udhëhequr nga Rusia, për të ndërtuar një Siri të re me vullnetin e popullit të saj", dhe kjo në sfondin e asaj që ndodhi në Nagorni-Karabak. Në Siri, ashtu si në Kaukaz, në Libi, në Irak dhe madje edhe në Mesdhe, strategjia e Turqisë Altantiste konsiston më tepër në destabilizim, sesa në realizimin e përfitimeve të vërteta strategjike.