Kina uron Biden për fitore në zgjedhjet presidenciale
Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës ka uruar kandidatin demokrat Joe Biden për fitore në zgjedhjet presidenciale të Amerikës të 3 nëntorit.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Vang Vanbin, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, në konferencën e tij për shtyp, ka deklaruar: “Ne e respektojmë zgjedhjen e popullit amerikan dhe e urojmë z. Jode Biden për fitoren e arritur në zgjedhjet presidenciale”.
Ai ka shtuar: “E dimë se rezultatet e zgjedhjeve në Amerikë përcaktohen sipas ligjit dhe sipas proceseve ligjore të Shteteve të Bashkuara”.
Urimi i Pekini për Joe Biden vjen pasi Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës ditën e enjte në reagim ndaj mbështetjes së Biden ndaj Japonisë në lidhje me ishujt Sankaku në Detin e Kinës Lindore, ka thënë se këto ishuj i përkasin Kinës dhe pakti i sigurisë mes Tokios dhe Uashingtonit nuk duhet të dëmtojë vendet e tjera.