Macron ndërhyn në konfliktin e Nagorno Karabak
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101473-macron_ndërhyn_në_konfliktin_e_nagorno_karabak
Presidenti i Francës me anë të një veprim ndërhyrës, ka deklaruar mbështetjen e vet ndaj Armenisë në konfliktin e Ngorno Karabak.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 13, 2020 16:31 Europe/Tirane
  • Macron ndërhyn në konfliktin e Nagorno Karabak

Presidenti i Francës me anë të një veprim ndërhyrës, ka deklaruar mbështetjen e vet ndaj Armenisë në konfliktin e Ngorno Karabak.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Pallati Elize të premten në mëngjes me anë të një deklarate, ka deklaruar se Emmanuel Macron, presidenti i Francës, i ka premtuar Nikoll Pashinian, kryeministrit të Armenisë, se do ta mbështesë Armeninë në konfliktin e rajonit Nagorno Karabak.

Në këtë deklaratë thuhet: “Macron në deklaratën e tij në lidhje me konfliktin Nagorno Karabak, ka deklaruar gatishmërinë e Parisit për të ndihmuar arritjen e një zgjidhje politike të pranueshme, paralele, të drejtë dhe të qëndrueshme për të gjitha palët në këtë konflikt”.

Kjo është në kohën kur armëpushimi i ri në rajonin Nagorno Karabak ka filluar të zbatohet që nga 10 nëntori.