Luftanijet bërthamore ruse në Detin e Kuq
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101479-luftanijet_bërthamore_ruse_në_detin_e_kuq
Rusia ka nënshkruar një projekt-marrëveshje për të ndërtuar një bazë logjistike detare në Sudan, ku do të vendosë deri në katër anije luftarake bërthamore në bregdetin e Detit të Kuq.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 13, 2020 19:53 Europe/Tirane
  • Luftanijet bërthamore ruse në Detin e Kuq

Rusia ka nënshkruar një projekt-marrëveshje për të ndërtuar një bazë logjistike detare në Sudan, ku do të vendosë deri në katër anije luftarake bërthamore në bregdetin e Detit të Kuq.

Kryeministri i Rusisë Mikhail Mishustin miratoi projekt-marrëveshjen për krijimin e një baze detare në Detin e Kuq dhe do t'ia paraqesë propozimin Presidentit Vladimir Putin në kohën e duhur. "Projekti buron nga një dëshirë e ndërsjellë e Moskës dhe Khartumit për të forcuar dhe zhvilluar bashkëpunimin ushtarak për të rritur kapacitetin mbrojtëse të të dy shteteve, " tha Mishustin në një deklaratë. "Prania e bazës logjistike detare ruse në Sudan, e cila është vendosur për qëllime mbrojtëse, plotëson qëllimet e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon dhe nuk paraqet ndonjë kërcënim për vendet e tjera," shtoi ai. Pasi të miratohet, marrëveshja do të lejojë Moskën të vendosë deri në katër anije luftarake, përfshirë ato me potenciale bërthamore dhe deri në 300 anëtarë të shërbimit në një port sudanez. Në kthim, Sudani do të marrë armë dhe pajisje ushtarake falas për të mbrojtur bazën. Sudani, blerësi i dytë më i madh i armëve ruse në Afrikë, po ndjek një partneritet më të thellë me Moskën pasi u bë një vend miqësor me Rusinë vite më parë.