Forcat ruse krijojnë postet paqeruajtëse në Nagorni-Karabak
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101481-forcat_ruse_krijojnë_postet_paqeruajtëse_në_nagorni_karabak
Sipas gazetës ruse, Izvestia, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Ruse ka njoftuar krijimin e posteve paqeruajtëse në rajonin e Nagorni-Karabakut, detyra e të cilëve është të sigurojnë respektimin e armëpushimit në rajon.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 13, 2020 16:25 Europe/Tirane
  • Forcat ruse krijojnë postet paqeruajtëse në Nagorni-Karabak

Sipas gazetës ruse, Izvestia, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Ruse ka njoftuar krijimin e posteve paqeruajtëse në rajonin e Nagorni-Karabakut, detyra e të cilëve është të sigurojnë respektimin e armëpushimit në rajon.

"Forcat paqeruajtëse ruse do të vendosin 16 poste vëzhgimi për të monitoruar zbatimin e armëpushimit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë në rajonin e Nagorni-Karabakut," tha të premten një zyrtar i lartë ushtarak rus. "Ushtarët rusë do të monitorojnë shkeljet e armëpushimit, do të sigurojnë lëvizjen e sigurt të autokolonave dhe ngarkesave dhe do të parandalojnë veprimet e paligjshme që synojnë civilët", tha Sergei Rudskoy, Shef i Drejtorisë së Përgjithshme të Operacioneve të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse. Sipas këtij zyrtari rus, është i mundur përdorimi i avionëve patrullues dhe dronëve nga forcat e armatosura ruse për të siguruar përmbushjen e misioneve paqeruajtëse. Ndërkohë, Turqia ka mohuar deklaratat e Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov se asnjë ushtar turk nuk do të dislokohet në Karabak dhe njoftoi se me çdo kusht do të dërgojë personel ushtarak në Karabak. Më 12 nëntor, Ministri i Jashtëm rus tha se paqeruajtësit turq nuk do të hyjnë në Nagorni-Karabak si pjesë e përpjekjeve për të monitoruar një marrëveshje trepalëshe të sapo nënshkruar mes Rusisë, Armenisë dhe Azerbajxhanit.