OKB: Nuk kemi ndryshuar qëndrimet se kolonitë sioniste nuk janë legjitime
(last modified Sat, 14 Nov 2020 12:53:31 GMT )
Nëntor 14, 2020 13:53 Europe/Tirane
  • OKB: Nuk kemi ndryshuar qëndrimet se kolonitë sioniste nuk janë legjitime

Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB duke vë në dukje vizitën e sekretarit amerikan të shtetit në territoret e pushtuara palestineze dhe në kolonitë sioniste, deklaroi se qëndrimi i OKB për faktin se kolonitë sioniste në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë janë të paligjshme, nuk ka ndryshuar.

Faqja informative Al-Arabi njoftoi se Stephane Dujarric, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, në një konferencë për shtyp në Nju Jork, ka reaguar ndaj veprimit të Mike Pompeo për të vizituar kolonitë sioniste në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe në lartësitë e Golanit të Sirisë.

Stephane Dujarric ka thënë: "OKB beson se kolonitë sioniste në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës nuk kanë legjitimitet dhe ky qëndrim i OKB nuk ka ndryshuar".

Mike Pompeo pritet që gjatë ditëve të ardhshme të zhvillojë një vizitë në territoret e pushtuara për të vizituar kolonitë sionist në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës dhe në lartësitë e Golanit të Sirisë.

Në këtë mënyrë Mike Pompeo do të jetë i pari sekretari amerikan i shtetit që viziton lartësitë e Golanit të Sirisë dhe kolonitë sioniste në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan.

Më parë grupet politike të Palestinës kanë dënuar këtë veprim të paligjshëm të Mike Pompeo.