COVID-19, afro 53.8 milionë të infektuar në botë
(last modified Sat, 14 Nov 2020 18:53:29 GMT )
Nëntor 14, 2020 19:53 Europe/Tirane
  • COVID-19, afro 53.8 milionë të infektuar në botë

Pandemia e coronavirusit të ri (COVID-19) në mbarë botën është ka prekur mbi 53,796,090 persona.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë globale, numri i përgjithshëm i personave që kanë vdekur nga coronavirusi në të gjithë botën ka arritur në 1,310,250 ndërkohë numri i pacientëve të shëruar, paraprakisht të prekur nga virusi, ka shkuar në 37,555,669. Numri i rasteve aktive me COVID-19 në botë aktualisht është 14,930,179. SHBA mbetet vendi më i prekur me numrin më të lartë të infeksioneve dhe viktimave nga pandemia. Deri më tani në këtë vend coronavirusi është zbuluar tek 11,066,546 persona, 249,998 prej të cilëve e kanë humbur jetën. SHBA pasohet nga India (8,773,479), Brazili (5,819,496), Franca (1,922,504), Rusia (1,880,551), Spanja (1,492,608), Mbretëria e Bashkuar (1,317,496).

 

Tags