Përleshje mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101508-përleshje_mes_përkrahësve_dhe_kundërshtarëve_të_trump
Në Amerikë janë përleshur përkrahësit me kundërshtarët e presidentit aktual Donald Trump.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 15, 2020 04:45 Europe/Tirane
  • Përleshje mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të Trump

Në Amerikë janë përleshur përkrahësit me kundërshtarët e presidentit aktual Donald Trump.

Dhjetëra mijëra demonstrues u mblodhën sot në kryeqytetin e SHBA-së në mbështetje të presidentit Donald Trump i cili nuk ka pranuar fitoren e presidentit të zgjedhur demokrat Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit. Mbështetësit e Trump-it u mblodhën në "Freedom Plaza" herët gjatë ditës, që ndodhet një bllok nga Shtëpia e Bardhë, e cila ka qenë një pikë qendrore për shumicën e demonstratave. Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime: "Trump me dy mandate"; "Ne ju mbështesim zoti president"; ndërsa brohorisnin "Stop vjedhjes" dhe "Edhe katër vjet". Presidenti në largim dje shkroi në Teatër se mund të paraqitet në tubim. Mëngjesin e sotëm, autokolona e tij kaloi pranë tubimit, duke brohoritur demonstruesit që pretendojnë se Trump ka fituar zgjedhjet. Trump po sfidon rezultatet e zgjedhjeve, duke pretenduar për mashtrim dhe parregullsi zgjedhore, por autoritetet kanë thënë që zgjedhjet e vitit 2020 ishin më të sigurtat në histori. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, tha se në marsh morën pjesë 1 milionë persona. "Baza më e mirë në historinë politike - ju duam djema", shkroi ajo në Twitter. Trump gjithashtu shkroi në Twitter duke pretenduar se qindra mijëra njerëz treguan mbështetje në kryeqytetin e SHBA-së. "Ata nuk do të mbështesin mashtrim zgjedhor dhe zgjedhje të korruptuara", shkroi ai. Kandidati që fiton 270 delegatë, që është një më shumë se gjysma e 538 delegatëve në zgjedhjet presidenciale në SHBA, fiton të drejtën që të bëhet president në SHBA. Presidenti i zgjedhur duhet të bëjë betimin zyrtar në muajin janar.