Mbyllje totale në Austri nga java e ardhshme
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101511-mbyllje_totale_në_austri_nga_java_e_ardhshme
Me rritjen e përditshme të numrit të rasteve me koronavirus në Austri, qeveria po vendos kufizime të reja dhe masa shtrënguese për të kontrolluar koronën.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 15, 2020 08:16 Europe/Tirane
  • Mbyllje totale në Austri nga java e ardhshme

Me rritjen e përditshme të numrit të rasteve me koronavirus në Austri, qeveria po vendos kufizime të reja dhe masa shtrënguese për të kontrolluar koronën.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Radios dhe Televizionit; Austria do të mbyllet përsëri për shkak të rritjes ditore të numrit të njerëzve që vuajnë nga korona dhe qeveria austriake do të zbatojë kufizime të reja dhe masa të rrepta për të kontrolluar virusin nga e marta e ardhshme. Sipas një vendimi të ri nga qeveria austriake njoftuar këtë të shtunë në mbrëmje nga kancelari austriak Sebastian Kurtz në një konferencë shtypi me Ministrin austriak të Shëndetësisë dhe ekspertë të tjerë; Do të zgjatet orari i bllokimit dhe nga e marta e ardhshme njerëzit e këtij vendi do të jenë në gjendje të lënë shtëpitë e tyre gjatë ditës vetëm për një nevojë, të tilla si shkuarja në punë, blerja e ushqimit, shëtitja, etj. Gjithashtu numri i njerëzve që mund të dalin është zvogëluar dhe secilës familje i lejohet që vetëm një anëtar i familjes dalë jashtë i shoqëruar nga një anëtar tjetër. Shkollat ​​austriake janë të mbyllura dhe studentët mësojnë nëpërmjet internetit. Parukierët dhe qendrat sportive do të mbyllen. Bazuar në këtë vendim, të gjithë bizneset do të mbyllen dhe vetëm dyqanet ushqimore, farmacitë, zyrat postare dhe bankat do të jenë të hapura. Pacientët do të vizitohen në spitale vetëm një herë në javë.