Biden vendos për zgjedhjen e anëtarëve të kabinetit qeveritar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101522-biden_vendos_për_zgjedhjen_e_anëtarëve_të_kabinetit_qeveritar
Presidenti i zgjedhur i Amerikës ka njoftuar për vendimin e tij për formimin e kabinetit të qeverisë së ardhshme të Amerikës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 15, 2020 11:13 Europe/Tirane
  • Biden vendos për zgjedhjen e anëtarëve të kabinetit qeveritar

Presidenti i zgjedhur i Amerikës ka njoftuar për vendimin e tij për formimin e kabinetit të qeverisë së ardhshme të Amerikës.

Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se presidenti i zgjedhur i Amerikës pritet që për herë të parë ta prezantojë një grua në postin e sekretarit amerikan të mbrojtjes në krye të Pentagonit.

Michèle Flournoy njihet si e propozuara kryesore e Joe Biden për ta marrë kryesinë e Pentagonit.

Sipas këtij burimi, zgjedhja e Michèle Flournoy do të bëhet në fund të periudhës me plotë trazira në Pentagon ku gjatë mandatit presidencial të Trump janë ndërruar pesë sekretar të mbrojtjes.

Michèle Flournoy që nga vitet 1990-ta e deri më tani disa herë kryer funksione të ndryshme në Pentagon dhe gjatë viteve 2009-2012, ka qenë asistente për çështje politike të sekretarit amerikan të mbrojtjes.

Ndërkohë Hillary Clinton, ish-sekretarja amerikane e shtetit, gjithashtu njihet si e propozuara kryesore e Joe Biden për postin e ambasadores së Amerikës në OKB.