Sulm me thikë në Gjermani
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101633-sulm_me_thikë_në_gjermani
Një person me thikë ka sulmuar njerëzit në qytetin gjerman Oberhausen dhe la të paktën pesë persona të plagosur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 20, 2020 04:43 Europe/Tirane
  • Sulm me thikë në Gjermani

Një person me thikë ka sulmuar njerëzit në qytetin gjerman Oberhausen dhe la të paktën pesë persona të plagosur.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, sulmi ndodhi të enjten në mbrëmje. Policia e Oberhausen ka arrestuar sulmuesin. Zyrtarët gjermanë nuk kanë konfirmuar ende se sulmi ishte terrorist, por një hetim policor ka filluar.  Muajin e kaluar, qyteti gjerman i Dresdenit dëshmoi një sulm terrorist me armë të ftohta ku një person u vra dhe një tjetër u plagos. Në muajt e fundit, goditjet me thikë dhe armët e ftohta janë bërë normë për grupet terroriste në Evropë. Vendet evropiane, përfshirë Gjermaninë, të cilat nuk kanë kursyer asnjë përpjekje për të ndihmuar terroristët në Lindjen e Mesme, veçanërisht ato me bazë në Siri, tani po përballen me kthimin e anëtarëve evropianë të terroristëve të ISIS dhe me sulme terroriste.