Kina paralajmëron aleancën "Pesë sytë": Kini kujdes të mos verboheni!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101645-kina_paralajmëron_aleancën_pesë_sytë_kini_kujdes_të_mos_verboheni!
Kina ka paralajmëruar anëtarët e aleancës Pesë sytë (Five Eyes) të mos verbohen pasi aleanca i bëri thirrje Pekinit që t'i japë fund veprimeve shtypëse në Hong Kong.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 20, 2020 16:28 Europe/Tirane
  • Kina paralajmëron aleancën

Kina ka paralajmëruar anëtarët e aleancës Pesë sytë (Five Eyes) të mos verbohen pasi aleanca i bëri thirrje Pekinit që t'i japë fund veprimeve shtypëse në Hong Kong.

Sipas Daily Mail,  Britania, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re kanë kritikuar Kinën për goditjen e opozitës në Hong Kong, në atë që ata e quajtën shkelje të obligimeve të saj ndërkombëtare. Por Ministria e Jashtme kineze paralajmëroi për këtë ndërhyrje duke deklaruar: "Nuk ka rëndësi nëse ata kanë pesë sy apo dhjetë sy, për sa kohë që guxojnë të dëmtojnë sovranitetin, sigurinë dhe interesat e zhvillimit të Kinës, ata duhet të bëjnë kujdes që të mos verbohen." Aleanca "Pesë sytë" pretendoi në një deklaratë se "veprimet e Kinës në Hong Kong ishin shkelje flagrante të detyrimeve të saj ndërkombëtare sipas një deklarate të përbashkët kino-britanike ligjërisht të detyrueshme".