Qytetarët e Francës protestojnë kundër projektligjit që shton kompetencat e policisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101691-qytetarët_e_francës_protestojnë_kundër_projektligjit_që_shton_kompetencat_e_policisë
Qytetarët e Francës kanë organizuar protesta kundër projektligjit të qeverisë së Francës për shtimin e kompetencave të policisë dhe kanë kundërshtuar këtë ligj.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 22, 2020 13:57 Europe/Tirane
  • Qytetarët e Francës protestojnë kundër projektligjit që shton kompetencat e policisë

Qytetarët e Francës kanë organizuar protesta kundër projektligjit të qeverisë së Francës për shtimin e kompetencave të policisë dhe kanë kundërshtuar këtë ligj.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Parisi dhe disa qytete të tjera të Francës janë përfshirë nga protesta të gjera anti-qeveritare dhe kësaj radhe këto protesta janë përqendruar kundër një projektligjit të cilin e ka paraqitur qeveria e Emmanuel Macron për të shtuar kompetencat e policisë.

Parlamenti i Francës ditën e premte ka miratuar një ligj i cili ndalon publikimin e pamjeve të dhunës së ushtruar nga policia e këtij vendi gjatë kryerjes së misionit të tyre.

Në bazë të këtij ligji, çdo person që publikon pamje të forcave të policisë gjatë kryerjes së detyrës, do të dënohet me një vit burg dhe me një gjobë rreth 45 mijë euro.

Kjo është në kohën kur publikimi i filmave dhe fotografive të dhunës së policisë konsiderohet një prej rrugëve për të kontrolluar shtypjen e protestave nga ana e forcave të sigurisë.

Franca në dy vitet e kaluara është përfshirë nga protesta të gjera që u njohën me emrin “Jelekët e Verdhë”. Por qeveria e Macrton duke u ndihmuar nga masat kufizuese për pandeminë Korona, ka ndaluar organizimin e protestave të Jelekëve të Verdhë të cilat zhvilloheshin të shtunën e çdo javës.