3 ditë zie publike në Argjentinë për vdekjen e Maradonës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101787-3_ditë_zie_publike_në_argjentinë_për_vdekjen_e_maradonës
Presidenti argjentinas Alberto Fernandez në një mesazh me rastin e vdekjes së Maradona deklaroi tre ditë zi publike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 26, 2020 05:40 Europe/Tirane
  • 3 ditë zie publike në Argjentinë për vdekjen e Maradonës

Presidenti argjentinas Alberto Fernandez në një mesazh me rastin e vdekjes së Maradona deklaroi tre ditë zi publike.

Sipas IRNA, vdekja e Maradona ka prekur të gjithë argjentinasit dhe disa media flasin se njerëzit kanë dalë në rrugë në një shenjë pikëllimi. Maradona, 60 vjeç, u shtrua kohët e fundit në spital dhe iu nënshtrua një operacioni në zemër. Maradona konsiderohej si një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit dhe ylli i viteve tetëdhjetë, dhe një numër lojtarësh dhe trajnerësh të njohur, ekspertë, revista të specializuara futbolli dhe adhurues të këtij sporti e kanë konsideruar atë gjithmonë lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave në futboll.