Turqi, dënime me burgim të përjetshëm për puçistët
(last modified Thu, 26 Nov 2020 18:52:16 GMT )
Nëntor 26, 2020 19:52 Europe/Tirane
  • Turqi, dënime me burgim të përjetshëm për puçistët

Dhjetëra të pandehurve në njërin prej gjyqeve më të mëdha të lidhura me përpjekjen e dështuar për grusht shteti në 2016-ën në Turqi, u janë dhënë dënime me burgim të përjetshëm.

Pilotë të forcave ajrore dhe komandantë të ushtrisë ishin në mesin e gati 500 personave të akuzuar se tentuan të rrëzojnë nga pushteti presidentin Recep Tayyip Erdogan. Pretendimet janë se ata i koordinuan veprimet nga baza ajrore Akinci pranë Ankarasë. Erdogan deklaron se kleriku në mërgim, Fethullah Gulen ishte ideatori i komplotit, gjatë të cilit humbën jetën 251 vetë e u plagosën mbi 2000 të tjerë. Gyleni vetë ka mohuar me forcë çdo përfshirje në këtë ngjarje. Me mijëra civilë i dolën në krah kreut të shtetit në atë natë trazirash, duke u përballur me ushtarët e përfshirë e duke i ndaluar marrjen e pushtetit. Një total prej 475 personash u gjykuan, e 365 prej tyre janë të burgosur. Të paktën 25 ish-ushtarakëve të lartë iu dhanë dënime me burgim të përjetshëm. Gjyqi filloi gushtin e 2017-ës dhe akuzat përfshijnë përpjekjen për të vrarë presidentin Erdogan dhe për të kapur institucionet kryesore të shtetit.

 

Tags