Protestuesit anti-kufizime pushtojnë qendrën e Londrës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101837-protestuesit_anti_kufizime_pushtojnë_qendrën_e_londrës
Mijëra protestues anti-kufizime zbritën sot në qendër të Londrës megjithë paralajmërimet paraprake të autoriteteve se do të përballen me arrestime.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 28, 2020 16:29 Europe/Tirane
  • Protestuesit anti-kufizime pushtojnë qendrën e Londrës

Mijëra protestues anti-kufizime zbritën sot në qendër të Londrës megjithë paralajmërimet paraprake të autoriteteve se do të përballen me arrestime.

Demonstruesit dolën në rrugët e kryeqytetit, shumë prej të cilëve pa maska, për të protestuar ndaj masave të qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit, ndërsa policia mbajti zotimin e saj duke arrestuar ato që konsideronte si protestues më të rrezikshëm. Mes të arrestuarve kishte dhe protestues të veshur si Plaku i Vitit të Ri, edhe pse marshimet ishin më pak të dhunshme se ato te një jave më parë. Dje shifrat e pandemisë ranë me 21 përqind në Britani, me 521 vdekje të raportuara në 24 orët e fundit.