Protestuesit anti-kufizime pushtojnë qendrën e Londrës
Nëntor 28, 2020 16:29 Europe/Tirane
Mijëra protestues anti-kufizime zbritën sot në qendër të Londrës megjithë paralajmërimet paraprake të autoriteteve se do të përballen me arrestime.
Demonstruesit dolën në rrugët e kryeqytetit, shumë prej të cilëve pa maska, për të protestuar ndaj masave të qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit, ndërsa policia mbajti zotimin e saj duke arrestuar ato që konsideronte si protestues më të rrezikshëm. Mes të arrestuarve kishte dhe protestues të veshur si Plaku i Vitit të Ri, edhe pse marshimet ishin më pak të dhunshme se ato te një jave më parë. Dje shifrat e pandemisë ranë me 21 përqind në Britani, me 521 vdekje të raportuara në 24 orët e fundit.
Tags