Biden bën zgjedhjen e administratës së tij
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101887-biden_bën_zgjedhjen_e_administratës_së_tij
Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden vijon të plotësojë ekipin e tij me të cilin synon të drejtojë për katër vite Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke e cilësuar si herën e parë në histori 78-vjeçari ka vendosur që personat që do të jenë përgjegjës për median të jenë vetëm gra dhe vajza.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 30, 2020 08:25 Europe/Tirane
  • Biden bën zgjedhjen e administratës së tij

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden vijon të plotësojë ekipin e tij me të cilin synon të drejtojë për katër vite Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke e cilësuar si herën e parë në histori 78-vjeçari ka vendosur që personat që do të jenë përgjegjës për median të jenë vetëm gra dhe vajza.

 Ekipi do të drejtohet nga Kate Bedingfield, ish-zëvendës drejtoreshë e komunikimit gjatë fushatës së Biden.  Jen Psaki, e cila ishte drejtore komunikimi e Shtëpisë së Bardhë gjatë presidencës së Barack Obama, do të jetë sekretare shtypi. Biden ka premtuar të ndërtojë një administratë të larmishme që pasqyron të gjitha pikëpamjet e vendit.  Dy ndihmësit kryesorë të shtypit për zëvendës-presidenten e zgjedhur, Kamala Harris do të jenë Symone Sanders dhe Ashley Etienne. Ndryshe nga pozicionet e kabinetit, zyra e shtypit nuk kërkon konfirmimin e Senatit. Pas fitores së tij në zgjedhje, Biden ka zbuluar edhe rolet kyçe në administratën e shtetit. Javën e kaluar, ai tha se zgjedhja e tij është "një ekip që pasqyron faktin se Amerika është kthyer" dhe do ta mbante vendit te sigurt.  Por, ndërkohë që bëhet gati të marrë drejtimin e shtëpisë së Bardhë, Biden pësoi fraktura në këmbë pasi rrëshqiti ndërsa luante me qenin e tij Major. Sipas mjekëve ai është mirë.  Gjatë ditës së sotme presidenti i zgjedhur do të marrë njoftimin e parë presidencial, një përmbledhje tepër sekrete ç'ka bëhet e mundur, pasi një javë më parë Trump ra dakort që të niste procesi i tranzicionit.  E pavarësisht pretendimeve të presidentit Trump për manipulim votash,dita ditës fitorja e Joe Biden sigurohet edhe më shumë.  Gjatë fundjavës rinumërimi i votave në Uiskonsin rikonfirmoi fitoren e demokratit Joe Biden. Ndërsa Gjykata më e Lartë e Pensilvanisë të shtunën në mbrëmje hodhi poshtë një urdhër të një gjykate më të ulët që kishte ndaluar shtetin të çertifikonte fitoren e Biden.