Turqia synon ta dëbojë Rusinë nga gadishulli i Krimesë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102018-turqia_synon_ta_dëbojë_rusinë_nga_gadishulli_i_krimesë
Dmitri Peskov, zëdhënësi i Presidentit rus akuzoi Turqinë se dëshiron ta shtyjë Rusinë të tërhiqet nga gadishulli i Krimesë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 05, 2020 19:28 Europe/Tirane
  • Turqia synon ta dëbojë Rusinë nga gadishulli i Krimesë

Dmitri Peskov, zëdhënësi i Presidentit rus akuzoi Turqinë se dëshiron ta shtyjë Rusinë të tërhiqet nga gadishulli i Krimesë.

Sipas tij, pala turke po merr masa shumë të pamatura, ndaj të cilave Rusia do të reagojë në mënyrën e saj. “Krimeja i përket Rusisë, këtu kemi pikëpamje diametralisht të kundërta me Ankaranë. Ne do të vazhdojmë t'u komunikojmë homologëve tanë turq pozicionin tonë të pandryshueshëm mbi Krimenë. Ne po u komunikojmë pozicionin tonë turqve dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë me shumë durim dhe vendosmëri, "tha zëdhënësi i Presidentit rus. Sipas Dmitry Peskov, çështja e pronësisë së Krimesë nuk është objekt diskutimi, megjithatë, u raportua më herët se Turqia mund të bllokonte hyrjen e anijeve ruse në Detin Mesdhe, që do të thotë të kompromentohet veprimi i flotës ruse në rajonin e Detit të Zi.