SHBA dhe Franca provokojnë Rusinë në Detin e Zi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102089-shba_dhe_franca_provokojnë_rusinë_në_detin_e_zi
Një avion rus Su-30 të hënën interceptoi avionët e zbulimit të SHBA-së dhe Francës mbi Detin e Zi, u tha gazetarëve Qendra Kombëtare e Mbrojtjes e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë (NDCC).
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 08, 2020 16:28 Europe/Tirane
  • SHBA dhe Franca provokojnë Rusinë në Detin e Zi

Një avion rus Su-30 të hënën interceptoi avionët e zbulimit të SHBA-së dhe Francës mbi Detin e Zi, u tha gazetarëve Qendra Kombëtare e Mbrojtjes e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë (NDCC).

Sipas qendrës, më 7 dhjetor, radarët rusë zbuluan objektiva ajrorë që i afroheshin kufirit rus mbi ujërat neutrale të Detit të Zi. Për të identifikuar objektivat ajrore dhe për të parandaluar shkeljet e kufirit shtetëror rus, një avion Su-30 i Forcës Ajrore të Rusisë u ngrit në ajër, por mbrojtja anti-ajrore ruse ishte e bllokuar nga zhurmimi. Në fund, ekuipazhi i avionit rus identifikoi objektivat ajrorë si dy avionë strategjikë zbulimi dhe piloti i avionit rus i shoqëroi ata mbi Detin e Zi”,tha Qendra Kombëtare e Mbrojtjes e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë. Pasi avionët e huaj ushtarak u larguan nga kufiri i Rusisë, avioni rus u kthye në bazën e tij, shtoi NDCC.