Kina: SHBA të heqë pa kushte sanksionet kundër Iranit
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian tha se SHBA duhet "pa kushte" dhe menjëherë të kthehen në marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe të heqin të gjitha sanksionet kundër Teheranit.
Zyrtari kinez tha se Uashingtoni duhet të përmbushë obligimet e tij sipas marrëveshjes historike. "Ne shpresojmë që administrata e re e SHBA do të kthehet në marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe të rifillojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe pa kushterespektimin e kësaj marrëveshjeje, të heqë të gjitha sanksionet përkatëse, të ndërmarrë veprime konkrete për të përmbushur detyrat e saj dhe të avancojë procesin e zgjidhjes politike të çështjes bërthamore iraniane dhe mbrojtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal, ” tha Zhao në një konferencë për shtyp të Mërkurën. Deklaratat e tij erdhën si reagim ndaj komenteve të së hënës nga Jake Sullivan, i nominuari i Presidentit të zgjedhur Joe Biden për këshilltar të sigurisë kombëtare të SHBA. Sullivan tha se administrata e ardhshme dëshiron ta vendosë Iranin "përsëri në kuti" duke u bashkuar përsëri me marrëveshjen bërthamore dhe duke e detyruar Teheranin të pajtohet me kushtet e marrëveshjes, çka do të vendoste bazat për "negociata vijuese" për çështje më të gjera.