Dhjetor 10, 2020 10:04 Europe/Tirane
  • Mike Pompeo akuzoi studentët kinezë

Sekretari i shtetit, duke pretenduar se studentët kinezë po spiunonin, u bëri thirrje universiteteve kineze që t'i kufizojnë ato.

Sipas The Independent, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo pretendoi të Mërkurën se studentët kinezë po spiunonin Shtetet e Bashkuara dhe se universitetet duhet të vendosnin kufizime ndaj tyre. Pompeo bëri thirrje për "kufizime për studentët kinezë që hyjnë në universitetet amerikane dhe mbylljen e institucioneve përkatëse, duke pretenduar se studentët kinezë po vidhnin informacionin. Departamenti i Shtetit ka njoftuar më parë se administrata e Presidentit Donald Trump ka revokuar lejet e qëndrimit të më shumë se 1.000 studentëve kinezë që studiojnë në Shtetet e Bashkuara që nga 8 shtatori. Zëdhënësi i Homeland Security Chad Wolf gjithashtu pohoi se Uashingtoni nuk do t'u lëshonte më viza disa studentëve kinezë për të parandaluar vjedhjet e kërkimeve dhe informacioneve delikate. Me veprimet e Shtëpisë së Bardhë, tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë përshkallëzuar. Zyrtarët amerikanë vazhdimisht kanë akuzuar shtetasit kinezë për spiunim dhe vjedhje të informacionit. Qeveria kineze gjithashtu i konsideron akuzat e zyrtarëve amerikanë si të sajuara dhe të pavërteta.

Tags