Ankaraja: BE të mos miratojë sanksione ndaj Turqisë
Kryetari i Kuvendit Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop tha se shpreson që vendimet që do të kontribuojnë në thellimin e krizës së besimit midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) të mos nënshkruhen.
Sentop tha se Mesdheu Lindor është një rajon i rëndësishëm ku shumë probleme përjetoheshin përpara hapave të ndërmarrë nga Turqia. Kryetari i Kuvendit Popullor të Turqisë shtoi: "Rendi i ditës i Samitit të Liderëve të Bashkimit Evropian, të cilët u mblodhën sot, është aktiviteti i Turqisë në Mesdheun Lindor dhe masat që do të merren kundër saj. Me provokimet e Greqisë dhe Administratës së Qipros Jugore, asaj i duhet të zgjedhë midis një qasjeje kufizuese mbi çështjet rajonale dhe një horizonti të madh që transformon kontinentin Evropian në Euroazi, siç është Turqia, dhe mundësive për të transformuar të ardhmen. Bashkimi Evropian, i cili ndodhet përballë detyrimit për të kapërcyer një krizë identiteti që u shfaq me ndarjen e një vendi me ngjyrë politike dhe ndikim si Anglia, nuk duhet të heq nga mendja që qëndrimi i saj ndaj Turqisë në njërën anë do të jetë përcaktues edhe për të ardhmen e saj. Unë do të doja të shpresoja që vendimet që do të kontribuojnë në thellimin e krizës së besimit midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian të mos nënshkruhen”.