Shtëpia e Bardhë do të dezinfektohet plotësisht pas Trump
Departamenti Amerikan i Punëve Publike ka në plan të pastrojë dhe dezinfektojë të gjitha pjesët dhe sipërfaqet e Shtëpisë së Bardhë pasi Trump dhe ekipi i tij të largohen.
Sipas Politico, Departamenti i Punëve Publike të SH.B.A.-së njoftoi se të gjitha sipërfaqet e prekura nga ekipi i Trump do të "pastrohen dhe dezinfektohen plotësisht" përpara se Joe Biden të hyjë në Shtëpinë e Bardhë. Sipas raportit, dezinfektimi i Shtëpisë së Bardhë do të përfshijë mobilje, doreza dyert, kangjella, çelësa, prizat e ndriçimit dhe një kompani privat do të përdorë një metodë mjegulle dezinfektimi për të eliminuar çdo pikë të ndotur nga virusi korona. Koronavirusi i ri përhapet përmes pikave të ajrit kur një person me virus kollitet ose teshtin ose madje merr frymë dhe flet. Virusi transmetohet gjithashtu duke prekur sipërfaqet e infektuara më parë me virusin dhe duke qëndruar në sipërfaqe për orë ose madje ditë. Deri më tani, të paktën 40 anëtarë të ekipit presidencial të SHBA janë infektuar me virusin Korona. Në fillim të tetorit, Trump dhe bashkshortja e tij, Melania, u diagnostikuan me virusin Korona. Trump u dërgua në qendrën mjekësore Walter Reed, ku qëndroi për disa ditë.