700 brazilianë të tjerë vdesin nga sëmundja e Koronës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102191-700_brazilianë_të_tjerë_vdesin_nga_sëmundja_e_koronës
Brazili regjistroi një tjetër rekord me 686 viktima të koronas gjatë 24 orëve të fundit, duke përjetuar me një ditë tjetër vdekjeprurëse.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 13, 2020 08:41 Europe/Tirane
  • 700 brazilianë të tjerë vdesin nga sëmundja e Koronës

Brazili regjistroi një tjetër rekord me 686 viktima të koronas gjatë 24 orëve të fundit, duke përjetuar me një ditë tjetër vdekjeprurëse.

Ministria Braziliane e Shëndetësisë njoftoi të Shtunën në mbrëmje se 686 persona të tjerë kishin vdekur nga koronavirusi në vend në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e viktimave të virusit në 179,765 në Brazil. Ministria Braziliane e Shëndetësisë gjithashtu njoftoi regjistrimin e 43,900 rasteve të reja të koronavirusit në vend në 24 orët e fundit, duke theksuar se 6,781,799 njerëz janë infektuar me virusin në Brazil deri më tani. Brazili aktualisht renditet i treti në botë për nga numri i njerëzve të infektuar me koronavirus, pas Shteteve të Bashkuara dhe Indisë. Jair Bolsonaro e ka përshkruar vazhdimisht sëmundjen ngjitëse si një "ftohje të vogël" dhe ka kundërshtuar masa shëndetësore të tilla si karantina dhe izolimi social.