Përplasje midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të Trump në Uashington
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102193-përplasje_midis_mbështetësve_dhe_kundërshtarëve_të_trump_në_uashington
Mbështetësit e presidentit Donald Trump dhe një grup i kundërshtarëve të tij u përleshën në Uashington.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 13, 2020 05:11 Europe/Tirane
  • Përplasje midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të Trump në Uashington

Mbështetësit e presidentit Donald Trump dhe një grup i kundërshtarëve të tij u përleshën në Uashington.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, përplasja u zhvillua të Shtunën në mbrëmje në Sheshin Bialam në Uashington. Përkrahësit dhe kundërshtarët e Trump hodhën bomba tymi, gaz lotsjellës dhe sende të tjera të rrezikshme mbi njëri-tjetrin dhe policia u përpoq t'i mbante ato larg njëri-tjetrit. Tubimi në rrugë erdhi një ditë pasi Gjykata e Lartë e SHBA refuzoi një kërkesë nga fushata e Trump në Texas për të anuluar rezultatet e zgjedhjeve në katër shtete: Georgia, Michigan, Pennsylvania dhe Wisconsin. Në të katër shtetet kryesore, Biden është shpallur fitues. Zgjedhjet presidenciale të SH.B.A. u mbajtën më 3 nëntor. Sipas raporteve të medias, kandidati demokrat Joe Biden fitoi zgjedhjet me 306 vota elektorale. Trump, megjithatë, deri më tani nuk ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit dhe vazhdon të ngrejë çështjen e mashtrimit të zgjedhjeve.