John Bolton: Trump do të zhduket nga skena politike e Amerikës
Ish-këshilltari për siguri kombëtare të Amerikës ka parashikuar se presidenti aktual i këtij vendi do të zhduket shumë shpejtë nga skena politike.
John Bolton, ish-këshilltari për siguri kombëtare të Amerikës, në një intervistë me kanalin informativ CNN, deklaroi: “Atmosfera politike për përkrahësit e Donald Trump, presidentit aktual të Amerikës, është duke ndryshuar dhe qeveria e tij aktualisht është duke u shkrirë si një kallëp sheqeri në një filxhan çaj të ngrohtë. Kjo qeveri do të largohet më 20 janar dhe Trump gjithashtu do të zhduket nga skena politike e Amerikës”.
George Conway, themeluesi i grupit “Iniciativa e Linkoln”, një nga republikanët kundërshtarë të Trump, gjithashtu ka thënë: “Trump është një njeri me iluzione, mashtrues dhe një personalitet i keq”.
Vlen të theksohet se Donald Trump akoma nuk ka pranuar zyrtarisht humbjen përball Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit të vitit 2020.