BE-ja ndan 6 miliardë euro për Turqinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102306-be_ja_ndan_6_miliardë_euro_për_turqinë
Bashkimi Evropian njoftoi të enjten se i ka ndarë Turqisë gjashtë miliardë euro për të trajtuar problemin me migrantët sirianë, raporton AFP.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 17, 2020 16:26 Europe/Tirane
  • BE-ja ndan 6 miliardë euro për Turqinë

Bashkimi Evropian njoftoi të enjten se i ka ndarë Turqisë gjashtë miliardë euro për të trajtuar problemin me migrantët sirianë, raporton AFP.

Ankaraja kishte kërkuar nga BE-ja të ndajë fonde për migrantët në mënyrë që t’i mbajë ata në territorin e vet dhe të mos lejojë shkuarjen e tyre në vendet evropiane. Pas krizës më të madhe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore më 2015, kur rreth një milion njerëz arritën në Evropë, Brukseli dhe Ankaraja ranë dakord më 2016 për të zgjidhur këtë çështje. Sipas marrëveshjes, Turqia u zotua të pranojë kthimin e migrantëve që mbërrijnë në Greqi dhe të bëjë më shumë për të ndaluar rrugëtimin e tyre në këmbim të gjashtë miliardë eurove (7,20 miliardë dollarë). Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, disa herë e ka akuzuar BE-në për mospërmbushjen e premtimeve duke thënë se Ankaraja ka shpenzuar 40 miliardë dollarë për më shumë se 3.6 milionë refugjatë sirianë që jetojnë në Turqi. “Sot shënohet përfundimin e kontraktimit të gjashtë miliardë eurove si mbështetje e BE për refugjatët dhe komunitetet pritëse në Turqi”, tha Nikolaus Meyer-Landrut, i dërguari i BE-së në Ankara. Paratë e BE-së janë caktuar për projekte të veçanta sociale brenda Turqisë për të ndihmuar refugjatët dhe nuk do t’i paguhen drejtpërdrejt qeverisë turke. Kjo çështje ka qenë edhe arsye e ngritjes së tensioneve midis bllokut dhe Turqisë. Në fillim të këtij viti, Erdogan tha se Turqia nuk do të ndalojë migrantët të shkojnë në territorin e BE-së, por më vonë hoqi kërcënimin.