Dhjetor 18, 2020 14:00 Europe/Tirane
  • Pompeo paralajmëron Turqinë për sistemin raketor S-400 të Rusisë

Sekretari amerikan i shtetit ka paralajmëruar homologun e tij turk se sistemi raketor S-400 krijon rrezik për forcat amerikane.

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, tha se blerja e sistemit raketor rus nga ana e Turqisë, rrezikon sigurinë e personelit dhe të teknologjisë ushtarake amerikane, si dhe i mundëson Rusisë qasje në forcat e armatosura turke dhe në industrinë e mbrojtjes.

Pompeo i bëri këto komente në një bisedë telefonike me ministrin e jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, pak ditë pasi SHBA-ja i vendosi sanksione Turqisë.

Pompeo tha se qëllimi i sanksioneve është të parandalojnë Rusinë nga sigurimi i të ardhurave të konsiderueshme, qasjes dhe ndikimit.

Ai tha se sanksionet nuk kanë për qëllim të minojnë aftësitë ushtarake ose gatishmërinë luftarake të Turqisë ose të ndonjë aleati tjetër të SHBA-së.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione ndaj Turqinë më 14 dhjetor, për shkak të blerjes së sistemit raketor S-400 nga Rusia.

Sanksionet goditën organin më të lartë të mbrojtjes në Turqi, i njohur si Presidenca e Industrive të Mbrojtjes.

Tags