Mosmarrëveshjet për buxhetin shtojnë rrezikun për mbylljen e qeverisë në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102318-mosmarrëveshjet_për_buxhetin_shtojnë_rrezikun_për_mbylljen_e_qeverisë_në_amerikë
Vazhdimi i mosmarrëveshjeve mes përfaqësuesve në Kongresin e Amerikës për pakon e ndihmës ekonomike e ka çuar qeverinë e këtij vendi deri në prag të mbylljes së plotë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 18, 2020 15:17 Europe/Tirane
  • Mosmarrëveshjet për buxhetin shtojnë rrezikun për mbylljen e qeverisë në Amerikë

Vazhdimi i mosmarrëveshjeve mes përfaqësuesve në Kongresin e Amerikës për pakon e ndihmës ekonomike e ka çuar qeverinë e këtij vendi deri në prag të mbylljes së plotë.

Kanali televiziv CNN njoftoi se përfaqësuesit e Kongresit të Amerikës në ditët e fundit të legjislaturës së 116-të, po bëjnë përpjekje që me miratimin e pakës së ndihmës ekonomike, ta shpëtojnë Qeverinë Federale nga rreziku i mbylljes në 24 orët e ardhshme.

Përfaqësuesit e Kongresit të Amerikës kanë afat deri në mesnatën e të premtes që arrijnë marrëveshje për pakën e ndihmës ekonomike, por duke marrë parasysh faktin se arritja e marrëveshjes duket e largët, përfaqësuesit e Kongresit janë përqendruar në vazhdimin e afatit të negociatave. Në rast se përfaqësuesit e Kongresit të Amerikës nuk bien dakord për pakon e ndihmës ekonomike, atëherë një pjesë e Qeverisë Federale do të mbyllet brenda 24 orëve të ardhshme.

Sipas CNN, shuma e kësaj pako ekonomike është 900 miliardë dollarë dhe përfshinë shpenzimet e nevojshme për shpërndarjen e vaksinës, shpenzimet e shkollave, ndihmat e papunësisë 300 dollarë në javë, kreditë 330 miliardë dollarë për bizneset e vogla dhe fazën e re të mbështetjes ekonomike.