Nancy Pelosi i vlerëson të gjera sulmet kibernetik
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102336-nancy_pelosi_i_vlerëson_të_gjera_sulmet_kibernetik
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës i ka vlerësuar shumë të gjera sulmet kibernetike kundër institucioneve shtetërore të këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 19, 2020 10:46 Europe/Tirane
  • Nancy Pelosi i vlerëson të gjera sulmet kibernetik

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës i ka vlerësuar shumë të gjera sulmet kibernetike kundër institucioneve shtetërore të këtij vendi.

Kanali televiziv Al Xhazira njoftoi se Nancy Pelosi, kryetarja e Kongresit të Amerikës, me anë të një deklarate, pretendoi: "Këto sulme janë shumë të mëdha dhe afatgjate dhe tregojnë se autorët e tyre duke përfshirë edhe Rusinë po mundohen të shkatërrojnë sigurinë kombëtare dhe demokracinë e Amerikës".

Pelosi gjithashtu e vlerësoi shqetësues anashkalimin e Donald Trump, presidentit të Amerikës, ndaj sulmeve të Vladimir Putin, presidentit të Rusisë.

Pelosi edhe më parë ka akuzuar Putinin për përpjekje të vazhdueshme për të sulmuar sistemin zgjedhor dhe për të shkatërruar besimin e qytetarëve ndaj institucioneve demokratike të Amerikës.

Nga ana tjetër, Rusia ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e Amerikës dhe ka deklaruar se nuk ekziston dhe nuk është paraqitur kurrfarë dëshmie për të vërtetuar pretendimin se sulmet kibernetike në fjalë janë kryer nga hakerët rusë.