Kompania e sigurisë kibernetike të Amerikës: Janë sulmuar 200 institucione
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102363-kompania_e_sigurisë_kibernetike_të_amerikës_janë_sulmuar_200_institucione
Kompania e sigurisë kibernetike të Amerikës ka pretenduar se hakerët me sulmet kibernetike inteligjente të tyre, kanë sulmuar rreth 200 organizata dhe institucione shtetërore në Amerikës dhe kanë vjedhur informacione.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 20, 2020 11:59 Europe/Tirane
  • Kompania e sigurisë kibernetike të Amerikës: Janë sulmuar 200 institucione

Kompania e sigurisë kibernetike të Amerikës ka pretenduar se hakerët me sulmet kibernetike inteligjente të tyre, kanë sulmuar rreth 200 organizata dhe institucione shtetërore në Amerikës dhe kanë vjedhur informacione.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se kompania e sigurisë kibernetike (Recorded Future) me seli në shtetin Masaçoset të SHBA-ve, ka deklaruar se janë identifikuar 1089 organizata dhe institucione shtetërore të cilët janë sulmuar nga hakerët dhe hakerët rusë kanë qenë autorë të këtyre sulmeve kibernetike.

Mediat amerikane dhe gjithashtu autoritetet e larta të këtij vendi në mënyrë të hapur kanë akuzuar Rusinë se autor kryesor i kryerjes së sulmeve kibernetike kundër institucioneve federale dhe kompanive amerikane.

Donald Trump, presidenti i Amerikës, në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar: “Këto sulme kibernetike në mediat e lajmeve false janë paraqitur shumë më të mëdha se sa kanë qenë në realitet. Çfarëdo ngjarje që ndodhë, në media ngrihet britma Rusia, Rusia, Rusia që deri në një masë të madhe ka arsye financiare”.

Natyrisht se Donald Trump po paraqet përgjegjës kryesor mediat për konsiderimin e Rusisë si autor kryesor i sulmeve kibenrnetike kundër institucioneve federale dhe kompanive amerikane në kohën kur edhe funksionarët më të lartë të qeverisë së tij duke përfshirë edhe Mike Pompe, sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ka paraqitur akuza të tilla kundër Rusisë, akuza të cilat autoritetet ruse i kanë hedhur poshtë në mënyrë të fuqishme.