Putin dhe Macron theksuan nevojën për të ruajtur rendin
Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti francez Emmanuel Macron në një bisedë telefonike theksuan përpjekjet për të ruajtur Planin e Përbashkët të Veprimit (CJAP).
Sipas IRNA, zyra e shtypit e Kremlinit tha në një deklaratë të martën se Putin dhe Macron patën një bisedë telefonike në lidhje me marëvehsjen bërhtamore, konfliktin e Nagorni-Karabakut dhe situatën në Ukrainë, Libi dhe Siri. Palët theksuan nevojën për përpjekjet e grupeve për të ruajtur marrëveshjen bërthamore. Rusia dhe Franca janë anëtare të P4 + 1 dhe po punojnë me Iranin, Gjermaninë, Britaninë dhe Kinën për të ruajtur marrëveshjen bërthamore. Presidentët e Rusisë dhe Francës vazhduan bisedën e tyre telefonike duke folur mbi konfliktin e Nagorni-Karabakut. Putin dhe Macron theksuan gatishmërinë e ndërsjellë për të vazhduar koordinimin në aspekte të ndryshme të zgjidhjes së konfliktit të rajonit Nagorni-Karabak, përfshirë përpjekjet brenda kornizës së grupit të Minsk të OSBE-së. Të dy palët më pas diskutuan çështjen e Ukrainës, në të cilën ata shprehën interes për të rritur përpjekjet për të zbatuar dispozitat e marrëveshjes së Minskut 2015 dhe vendimet e marra në Grupin e Katër të Normandisë. Lidhur me situatën në Libi, të dy palët theksuan rëndësinë e vëzhgimit të ndërprerjes së armiqësive dhe avancimin e procesit të zgjidhjes politike me pjesëmarrjen e të gjitha palëve kryesore të çështjes libiane. Putin dhe Macron diskutuan mbi luftën kundër Koronës dhe bashkëpunimin midis dy vendeve në këtë fushë dhe të dy palët theksuan nevojën për të rritur kontaktet midis organizatave përkatëse të të dy vendeve për çështjen e prodhimit të vaksinave dhe vaksinimit të njerëzve me vaksinën korona.