Ditëlindja e hazretit Isa(as): Lajmëtari i paqes dhe miqësisë në botë
(last modified Fri, 25 Dec 2020 08:05:45 GMT )
Dhjetor 25, 2020 09:05 Europe/Tirane
  • Ditëlindja e hazretit Isa(as): Lajmëtari i paqes dhe miqësisë në botë

25 Dhjetori është përvjetori i lindjes së bekuar të hazretit Isa (paqja e Zotit qoftë mbi të) dhe me këtë rast Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Javad Zarif, për këtë ditë uroi të gjithë të krishterët dhe njerëzimin.

Hazreti Isa (a.s.) ishte një profet i dashurisë dhe monoteizmit për të gjithë botën dhe respektohet gjithmonë nga pasuesit e feve hyjnore, posaçërisht Islamit. Gjatë jetës së tij, hazreti Isa (a.s.) bëri përpjekje të mëdha për të përhapur paqen dhe miqësinë për të gjithë njerëzimin. Kjo mënyrë është gjithmonë rruga më e mirë e njerëzimit sot, sepse më shumë se kurrë, njerëzit e botës kanë nevojë për mësimet hyjnore të profetëve për unitet dhe dashamirësi, në mënyrë që paqja dhe drejtësia e vërtetë të mbizotërojë në botë duke iu rezistuar shtypësve. Bashkëjetesa paqësore është nevoja sot e njerëzimit në mënyrë që të gjithë popujt e botës të mund të jetojnë në paqe dhe siguri në hijen e paqes dhe drejtësisë. Në këtë kontekst, pikëpamjet e Islamit dhe Krishterimit për botën dhe të ardhmen janë afër njëra-tjetrës dhe pasuesit e tyre në një përpjekje të përbashkët, luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e paqes dhe miqësisë në botë. Në këtë aspekt, Ajetollah Khamenei, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, në një mesazh të vitit të kaluar duke uruar përvjetorin e lindjes së hazretit Isa (paqja e Zotit qoftë mbi të) theksoi: Respekti që myslimanët kanë për hazretin Isa (a.s.) nuk është më pak se statusi dhe merita e tij në sytë e besimtarëve të krishterë. Një nga dimensionet e përsosjes dhe evolucionit midis feve hyjnore është dimensioni i dashurisë dhe njerëzimit që ekziston midis besimtarëve dhe feve hyjnore dhe kjo qasje kërkon unitetin dhe integritetin e njerëzimit të sotëm më shumë sesa ata që kërkojnë ndarje dhe ndasi midis besimtarëve të feve. Për këtë ata duhet të ngrihen në këmbë dhe të prishin komplotet e tyre. Për më tepër, bashkëjetesa e pasuesve të feve hyjnore në vende është e rëndësishme dhe e domosdoshme për të arritur unitetin global në hijen e unitetit kombëtar dhe njerëzimit dhe ky është parakushti për zbatimin e drejtësisë së vërtetë. Sjellja dhe politika e Iranit ndaj ndjekësve të feve të ndryshme është një model në rajon dhe në botë. Pasuesit e feve të ndryshme në Iran, përfshirë krishterimin, përfaqësohen me nga një deputet në parlamentin islamik të Iranit dhe kryejnë ritet e tyre fetare me liri të plotë. Kishat në Iran janë mjaft aktive përkrah xhamive; Të krishterët në parlamentin Islamik të Iranit kanë përfaqësuesin e tyre të cilët kanë të njëjtat të drejta dhe autoritet si deputetët e tjerë dhe të krishterët marrin pjesë në zgjedhje të ndryshme në Iran. Ne këtë aspekt; Presidenti i Republikës Islamike të Iranit Hassan Ruhani, duke deklaruar se gjatë gjithë historisë gjithmonë ka pasur marrëdhënie të mira dhe miqësore midis myslimanëve dhe të krishterëve, deklaroi: "Të krishterët iranianë historikisht kanë jetuar të qetë përkrah etnive dhe feve të tjera iraniane dhe kanë marrëdhënie shumë të mira me myslimanët. Jetesa paqësore midis njerëzimit, racave dhe feve të ndryshme është dëshira e feve hyjnore, posaçërisht krishterimit dhe Islamit dhe në hijen e kësaj qasjeje dhe me bashkimin e kombeve paqedashës, bashkëjetesa paqësore, paqja dhe qetësia mund të arrihen në nivele kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare.


 

Tags