Presidenti i Venezuelës thërret për dialog kombëtar
Në të njëjtën kohë me lindjen e Krishtit dhe festimin e Vitit të Ri, Presidenti i Venezuelës bëri thirrje për zgjerimin e një dialogu kombëtar për të arritur ekuilibrin shoqëror në vend.
Sipas IRNA presidenti Nicolas Maduro në një mesazh në Twitter theksoi thirrjen për të promovuar procesin e dialogut kombëtar për të rivendosur ekuilibrin politik, ekonomik dhe shoqëror në shoqëri. "Unë përsëris thirrjen time ndaj njerëzve për një dialog kombëtar dhe mirëkuptim që do të hapë dyert për rivendosjen dhe kthimin e ekuilibrit ekonomik, shoqëror dhe politik të vendit," tha ai. Në një mesazh tjetër, ai shkroi: "Ne i hapim zemrat tona për të marrë fuqinë shpirtërore dhe dashurinë që sjell Krishti". Maduro shprehu shpresë se kjo frymë e unitetit dhe vëllazërisë do të drejtojë gjithmonë zemrat e popullit Venezuelës.